MJESHTER

Fryn Erë nga Dritaret e Mbyllura?.

Fryn Erë nga Dritaret e Mbyllura? Si ta Ndalni Të Ftohtin

Dritaret janë mbyllur por prapë ndjeni të ftohtë? Mësoni për “regjim dimëror” të PVC-ve, gominat e dëmtuara dhe kur duhet të thirrni mjeshtrin për rregullim.

rregullim dritaresh, PVC, fryn era, izolim dritaresh, gominat e dritareve, mjeshtër i dritareve.

Fryn Erë nga Dritaret e Mbyllura? Ja Ku e Keni Gabimin

Keni ndezur ngrohjen në maksimum, por kur uleni pranë dritares, ndjeni një “fllad” të ftohtë sikur dritarja të ishte hapur?

Ky është një problem që u kushton qytetarëve të Kosovës qindra euro çdo dimër. Nxehtësia ikën jashtë, i ftohti hyn brenda, dhe faturat rriten. Shumë njerëz mendojnë se duhet të ndërrojnë dritaret komplet, por shpesh zgjidhja është shumë më e lirë dhe e thjeshtë.

Ja 3 arsye pse dritaret tuaja PVC ose alumini fusin të ftohtë:

1. Regjimi Dimëror vs. Veror (Sekreti i PVC-ve)

A e dinit se dritaret moderne PVC kanë mekanizëm të rregullueshëm? Në anën e krahut të dritares (aty ku mbyllet), ekzistojnë disa bulona të vegjël.

Verë: Dritarja mbyllet më “lehtë” për të lejuar pak ajrosje.

Dimër: Dritarja duhet të shtrëngohet fort pas kornizës për të bërë izolim hermetik. Nëse mjeshtri nuk e ka rregulluar këtë, ju po i mbani dritaret në “regjim veror” gjatë dimrit!

2. Gominat e Thata ose të Çara

Shikoni me kujdes shiritin e zi (gominën) rreth dritares. A është e butë dhe elastike apo e fortë dhe e çarë? Me kalimin e viteve (nga dielli dhe ngrica), gominat humbasin elasticitetin dhe nuk puthiten mirë. Kjo krijon hapësira të vogla ku hyn era dhe zhurma e rrugës.

Zgjidhja: Ndërrimi i gominave kushton pak, por bën diferencë të madhe.

3. Menteshat e Liruara (Dritarja “Varet”)

Dritaret, sidomos ato me xham të trefishtë, janë të rënda. Me kalimin e kohës, dritarja “bie” ose varet paksa, duke bërë që doreza të mbyllet me vështirësi ose pjesa e sipërme të mbetet pak hapur.

Zgjidhja: Duhet bërë nivelizimi (centrimi) i menteshave me çelës gjashtëkëndor (inbus).

A Mund ta Bëni Vetë?

Regjimin dimëror mund ta provoni vetë nëse gjeni video në YouTube. Por kujdes! Nëse e shtrëngoni tepër, mund të thyeni mekanizmin ose të këputni dorezën.

Ndërrimi i gominave dhe centrimi i dritares kërkon dorën e një mjeshtri. Për pak para, ju mund t’i bëni dritaret tuaja të vjetra të izolojnë si të reja.

Mos i hidhni paratë nga dritarja!

👉

Gjej mjeshtër