MJESHTER

Lavatriçja Dridhet dhe Bën Zhurmë?.

Lavatriçja Dridhet dhe Bën Zhurmë? Shkaqet dhe Zgjidhja

Lavatriçja juaj “ecën” nëpër banjo gjatë centrifugës? Zhurma është e padurueshme? Mësoni nëse fajin e ka nivelizimi, kushinetat apo amortizerët.

lavatriçja dridhet, zhurmë në centrifugë, riparim lavatriçe, teknik i bardhë, servisim.

Lavatriçja Dridhet dhe Bën Zhurmë si Traktor? Mos Prisni që të Prishet Krejt!

A keni frikë ta lëshoni lavatriçen në mbrëmje sepse bën aq shumë zhurmë sa zgjon komşinjtë? Apo ndoshta makina juaj “ecën” vetë nëpër banjo gjatë centrifugës?

Shumë njerëz e injorojnë këtë problem duke menduar se “ashtu e ka lavatriçja”. Por kujdes! Zhurma dhe dridhja nuk janë normale. Ato janë klithma e makinës suaj për ndihmë. Nëse nuk reagoni, një riparim i vogël mund të kthehet në blerjen e një lavatriçeje të re.

Ja 3 arsye pse lavatriçja juaj sillet çuditshëm:

1. Nivelizimi i Keq (Problemi më i Lehtë)

Para se të thirrni mjeshtrin, shikoni këmbët e lavatriçes. Nëse makina nuk rri rrafsh në dysheme (në vagë), ajo do të kërcejë gjatë rrotullimit të shpejtë.

Zgjidhja (Bëje Vetë): Provoni ta tundni makinën me dorë kur është e fikur. Nëse lëviz, rregulloni këmbët e vidhosura poshtë derisa të qëndrojë “si shkëmb”.

2. “Dordolecat” e Transportit (Për Lavatriçe të Reja)

Keni blerë lavatriçe të re dhe ajo po bën zhurmë të tmerrshme që ditën e parë?

Shkaktari: Me shumë mundësi keni harruar të hiqni bulonat e sigurisë (që njihen si dordoleca) në pjesën e pasme. Këto bulona shërbejnë vetëm për transport.

Zgjidhja: Hiqini urgjentisht! Përdorimi i makinës me këto bulona e shkatërron atë brenda pak ditësh.

3. Kushinetat dhe Amortizerët (Problemi Serioz)

Nëse makina është e vjetër dhe bën një zhurmë shurdhuese metalike (si bluarje) gjatë centrifugës, lajmi është i keq.

Kushinetat (Llagerat): Kur gominat vjetërsohen, uji hyn te kushinetat dhe i ndryshk ato.

Amortizerët: Ashtu si vetura, lavatriçja ka amortizerë. Kur ata prishen, kazani përplaset me muret e makinës.

A Mund ta Riparoni Vetë?

Nëse është puna te nivelizimi, po. Por nëse dëgjoni zhurmë metalike, mos provoni ta hapni vetë. Ndërrimi i kushinetave kërkon çmontimin e gjithë makinës dhe vegla speciale.

Një teknik i mirë mund t’i ndërrojë pjesët e prishura me një kosto shumë më të ulët se blerja e një makine të re.

Dëshironi qetësi në shtëpi dhe rroba të pastra?

👉

Gjej mjeshtër